• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari qëllon me armë dy marokenët, njërin prej tyre me plumb në kokë

-Instant, Lajme, Të fundit



Zona e Milanos u përgjak mbrëmjen e shkuar, pasi dy marokenë u qëlluan me armë zjarri, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Autor i dyshuar i krimit është një shqiptar. “Il Giornale” shkruan se ngjarja nuk ka motiv festën e ndërrimit të viteve, por larjen e hesapeve për çështje droge. Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në sheshin Selinunte.

Njëri prej marokenëve të plagosur, 34 vjeç është goditur me një plumb në kokë duke përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tjetri, 40 vjeç, u godit në kofshë dhe u dërgua në spitalin Niguarda me kod të verdhë. Hetimet i janë besuar policisë. Sipas raporteve të para, një shtetas shqiptar i qëlloi ata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *