• |
ide | kryesore

Misteri/ Pse Ministria e Shëndetësisë nuk publikoi në 1 janar shifrat e koronavirusit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Të gjitha vendet e rajonit, Europës dhe Botës publikuan edhe këtë 1 janar shifrat e pandemisë së koronavirusit.

Vetëm Shqipëria e bëri pushim.

Vendi më i vogël i rajonit, Kosova raportoi se në 24 orët e fundit kishte pasur 1 viktimë dhe nga 1224 testime të kryera 147 kishin rezultuar pozitive.

Maqedonia e Veriut raportoi gjithashtu në 1 janar për 7 viktima dhe 414 raste të reja nga 1619 testime të kryera.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 39 pacientë nga covid ndërsa janë shënuar 2074 raste të reja.

Fqinji tjetër, Greqia njoftoi një bilanc të rëndë në ditën e parë të 2021 me 43 viktima dhe 597 raste të reja.

Italia gjithashtu raportoi në 1 janar për 22 211 raste të reja dhe 462 viktima.

Në Shqipëri, autoritetet nuk i publikuan shifrat dhe nuk dhanë ndonjë sqarim. E sigurt është se covid-19 nuk e ka bërë pushim. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ky eshte shteti serioz i Skenderbeut.
    Kjo eshte mjekesia shqiptare ku festat dhe ahengu jane me te rendesishme se lufta ndaj pandemise.A si shkon kesaj situate shprehja “Fshati digjet, kur.a krihet”
    Por vaksina u gjet…

  2. Nuk është ndonjë çudi që Rama të ketë vendosur që të ndërpresë edhe për pandeminë transparencën e publikimit të situatës, njëlloj me disa vende afrikane.
    Veçanërisht tani që veç të dhënave për numurin e infeksioneve, të viktimave, testimeve e të dhënave të tjera, temë dite për gjithë botën është bërë edhe numuri i vaksinimeve.

  3. Sa kara qe jeni, ska vajt njeri me date 1 me bere testin, kan qene te gjith ne gjume deri vone e ne shpi e ska pas mene njeri per testin. Mind te jene bere 200-300 teste gjithsej e po ta publikonin do hidheshit ju ordineret duke gerthit “skandal” behen vetem 200-300 teste

    1. Publikimi i ministrisë së shëndetësisë se në 24 orët e fundit janë bërë kaq teste e kanë dalë kaq persona pozitivë apo “të shëruar”, është një nga gënjeshtrat që ju ka dalë boja me kohë.
      Përgjigjet e testeve vonojnë deri në dhjetë ditë e nuk pasqyrojnë 24 orëshin e fundit por 10 ditëshin e fundit.
      Jo më numuri i të infektuarve por edhe numuri i viktimave përcaktohet nga ministria çdo ditë me miratimin e detyruar nga mbreti, sigurisht duke ju përshtatur situatës së gjendjes së tamponave.
      Edhe gjendja e të shtruarve në spitalet Covid, publikohet në mënyrë të dyshimtë.

      Mjafton të përmend faktin se Woldometer i institutit John Hopkins, ka një muaj që nuk e ndryshon numurin e pacientëve në gjendje kritike duke e lënë në shifrën 39 pasi duket që nuk ka besim tek raportimet e Shqipërisë.
      Janë tepër të dyshimta raportimet e përditëshme për numurin e pacientëve me terapi intensive e të intubuar.
      P.sh. sot publikohen 6 të intubuar e raportohen 7 viktima, të nesërmen publikohen po të njejtat shifra.

  4. Eshte nje cudi e madhe qe njerezit qe se besojn koronavirusin, qe sbej as minimumin per ta frenuar jane te pare qe llapin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *