• |
ide | kryesore

Skandalet që bënë bujë në 2020-tën

-Instant, F1, Paparazzi



2020 ka qenë një udhëtim i ‘egër’, madje as të famshmit nuk kanë qenë imun ndaj tij.

Gjatë 12 mujave të fundit, ka pasur shumë skandale të të famshmëve që kanë tronditur plotësisht botën – ose të paktën mund të themi Hollywoodin. Pavarësisht nga fakti se të gjithë po qëndrojnë në shtëpi më shumë se zakonisht, yjet tanë të preferuar kanë arritur në mënyra të tjera të nxisin paksa dramë për të na argëtuar, duke përfshirë këtu çiftin Kim Kardashian e Kanye West.

Mbi të gjitha, ky ishte viti që shumë njerëz flisnin për keqtrajtime dhe kishin më shumë kohë për të ndarë në rrjetet sociale atë që po bënin, kështu që polemika do të ndodhte. Dhe ndodhi, ka kaq shumë momente të mëdha të artistëve këtë vit sa nuk do t’i harrojmë kurrë. Midis dënimeve me burg, romancave e ndarjeve dhe ‘shfrenimeve’ të papritura në Twitter, më poshtë ua sjellim skandalet më të mëdha të të famshmëve që u shpalosën në 2020.

Disa muaj më parë një temë rreth Ellen u bë virale në Twitter, reagimi kundër saj ishte i vërtetë, veçanërisht sepse punonjësit pretenduan se nuk po mbaheshin të azhurnuar për shfaqjen që do të rifillonte xhirimet në fillim të këtij viti. Skandali vazhdoi kur u botua një lajm i BuzzFeed rreth mjedisit toksik të punës në ‘Ellen Show’. Përfundimisht, Ellen kërkoi falje në shfaqjen e saj, duke premtuar se do të bënte më mirë në të ardhmen.
Pas akuzave për sulm seksual ndaj Harvey Weinstein që u vënë në pah, e pas betejës gjyqësore që pasoi në mars, regjisori me famë botërore u dënua me 23 vite burgim dhe këto për veprime seksuale të shkallës së parë dhe përdhunim të shkallës.

Mes kandidimit të Kanye për President, kishte edhe disa raste kur ai goditi në ‘Twitter’ me deklarata për gruan dhe fëmijët e tij. Ishte koha që zbuloi se donte të abortonte vajzën e tij, North, në momentin kur ai dhe Kim ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Më vonë, Kim bëri një status në rrjete sociale për të treguar më në detaje për çrregullimet bipolare të bashkëshortit Kanye West.  “Siç e dini shumë nga ju, Kanye ka çrregullim biolar. Kushdo që e ka këtë gjë ose që ka një njeri të dashur në jetën e tyre, i cili e ka, e di sa e ndërlikuar dhe e dhimbshme është ta kuptosh. Nuk kam folur kurrë publikisht për mënyrën si ka ndikuar kjo te ne për t’u treguar e kujdesshme ndaj fëmijëve, por edhe sepse Kanye ka të drejtën e privatësisë rreth shëndetit të tij. Por sot ndjej se duhet të flas për këtë gjë, për shkak të stigmës dhe koncepteve të gabuara rreth shëndetit mendor”. “Ai është një njeri i shkëlqyer, por i ndërlikuar, si pasojë e presionit të të qenit artist, njeri me ngjyrë, dhimbjes nga humbja e nënës së tij dhe duhet të përballet me presionin dhe izolimin e çrregullimit bipolar. Ata që e njohin e dinë çfarë zemre ka dhe e kuptojnë që ndonjëherë fjalët nuk përputhen me qëllimet e tij”, ka thënë Kim.

2020 ishte viti me të cilin po ashtu u mbyllën edhe skandalet e pranimeve në kolegje. Lori, e cila u dënua me dy muaj burg, do të paguajë 150 000 dollarë gjobë, do të qëndrojë e mbikëqyrur nga një person dhe do të kryejë 100 orë shërbim komunitar.

Bashkëshorti i saj në anën tjetër u dënua me 5 muaj burg do të paguajë një gjobë prej gati 250 000 dollarë dhe do të duhet patjetër të kryejë 250 orë shërbim komunitar, për shkak se ka qenë iniciatori kryesor në këtë skemë mashtrimi.

Në vitin 2019 Loughlin dhe Giannulli paguan 500 000 dollarë ryshfet që dy vajzat e tyre të pranoheshin në ‘University of Southern California’ duke u regjistruar ilegalisht si anëtare të grupeve sportive të universitetit.
Në janar, Meghan Markle dhe Princi Harry njoftuan se do të tërhiqeshin nga jeta mbretërore, duke zbuluar në një deklaratë në Instagram planet e tyre për t’u bërë ‘të pavarur financiarisht’ dhe të kalojnë kohën e tyre si në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën e Veriut. Pasi përmbushën detyrimet e tyre të fundit mbretërore në mars, Meghan dhe Harry tani po jetojnë në Kaliforni me djalin.

Duke folur për familjen mbretërore … pas intervistës së Princit Andrew në lidhje me Jeffrey Epstein në fund të vitit 2019, viti tjetër nuk ishte i mirë për të, veçanërisht pasi ai do të tërhiqej nga detyrat mbretërore. Gjithnjë e më shumë detaje rreth lidhjes së pretenduar të Andrew me Epstein vazhduan të dilnin në dritë dhe duket se ky skandal nuk ka mbaruar kurrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *