• |
ide | kryesore

Tiranë/ Bie zjarr në banesë, asfiksohet çifti i bashkëshortëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia informon se një zjarr ka rënë sot më datë 01.01.2021, rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri” në kryeqytet.

Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.01.2021, rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.H. Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen shtetasi M.H dhe bashkëshortja e tij L.H.,të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *