• |
ide | kryesore

Vaksinat anti-Covid/ Reagon Basha: Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, shet dështimet si suksese

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Facebook” ka reaguar pas njoftimit të kreut të qeverisë në lidhje me vaksinat ndaj koronavirusit. Basha thotë se Rama përpiqet të shesë dështimet si suksese pasi sipas tij Shqipëria është vendi që jep ndihmën ekonomike më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.

Basha shprehet se Rama premton shumë dhe sjell pak vaksina në vendin tonë. Kryeopozitari shprehet se Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë nisur vaksinimin, në kohën kur Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja, ndërsa bën thirrje për largimin e tij nga qeveria që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.



6 Comments

    1. Po atij i premtuan te gjithe politikanet me te cilet foli se do ta sillnin vaksinen ketu ne shqiperi, por ata nuk e mbajten premtimin.
      Nuk eshte faji i tij qe ata nuk mbajne premtimet.

  1. Kujt i ben thirrje Ky per largim e Atij se, largimi don “dike” qe te beje largimin…
    Une po mundohem te jap nje zgjidhje meqenese qenka edhe ky per largimin e Tij….
    Duke qene se, per t’a sjell dhe per t’a mbajtur ne pushtet eshte merite e Tij (opozite), bej nje levizje L-li (bezdi e ke) jep doreheqjen sepse, e sigurte qe shume shpejt ben gati edhe Ai levizjen e rradhes (edhe-pse e ka fillu me Fevzon…)…
    Nuk pate ndonje takim me nje group te rinjsh sot….

  2. Edhe pse të paktë janë ata që habiten nga ato që thotë Basha, lajmi i keq është që ai e nisi 2021-shin aty ku e la në 2020-ën. Ai deklaroi sot se vaksina që i duhet Shqipërisë është largimi i Ramës. Basha sot nxinte nga fakti që Rama kishte siguruar në SHBA 500 mijë vaksina dhe nuk kishte shkuar për piknik sic ai e kishte sulmuar. Xhelozia dhe urrejtja që Basha dhe LSI kanë ndaj cdo lajmi të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, i ka verbuar deri në pikën që nuk dinë të ndajnë logjikën nga politika e ditës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *