• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani zyrtarizon nismën e saj, “Guxo!”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas përplasjeve që pati në LDK, kishte bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me iniciativën e saj.

E tani kur Gjykata Kushtetuese e shpalli jolegjitime qeverinë Hoti, dhe kur jemi në pritje të caktimit të datës së zgjedhjeve, Osmani vendosi të bëjë publike sloganin e iniciativës së saj e që është “Guxo”.

Ajo ka shkruar në Facebook se “Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”.



5 Comments

  1. Dicka e pritshme, por qe nuk do jap rezultat.
    Vjosa Osmani shkoi me mendjen e Albin Kurtit. U radikalizua ne menyre ekstreme.

  2. Dy janë objektivat politike që i afrojnë LVV e Kurtit me lëvizjen Guxo të Osmanit.
    Qëndrimi i prerë me Serbinë për njohje të pamvarësisë së Kosovës dhe lufta kundër korrupsionit qeveritar.
    Ndërkaq, ndryshe nga Kurti të cilit i tërheq më shumë kraba nga e majta ekstreme, Vjollca Osmani është deklaruar si një politikane me bindje të djathta e pasuese e Rugovës.
    Zonja Osmani më duket shumë më e kjartë sesa z.Kurti në strategjine e politikës së jashtëme.
    Ajo kjartazi e sheh të ardhmen e Kosovës në mbështetjen e perëndimit, kurse Albini ka pasur edhe probleme deri konfliktuale me perëndimin.
    Megjithë përplasjet me Ramën më së shumti për protagonizëm, Kurti nuk është çudi që të ketë aleancë politike me PS e Shqipërisë, kurse Osmani duket kjartazi se sheh si aleat të saj PD e Shqipërisë.
    Populli shqiptar në Ballkan, i ndarë padrejtësisht në dy pjesë, ka një të kaluar të dhimbëshme të përbashkët, sistemin komunist diktatorial që dihet se e patëm peshqesh nga Lidhja komuniste Jugosllave..
    Shqiptarët e ish Jugosllavisë, përveç murtajës komuniste, patën edhe zgjedhën kriminale të pushtimit sllav.
    Nëse në Shqipëri e gjithë lufta politike duhet të përqëndrohet kundër revanshit komunist, në Kosovë kjo luftë është e dyfishtë, kundër komunizmit e pretendimeve shoviniste serbe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *