• |
ide | kryesore

Zgjerimi me 12 milje në Jon/ Ministri grek flet për bisedën me Olta Xhaçkën

-Instant, Lajme, Të fundit

E sapoemëruara si Ministre e Jashtme, Olta Xhaçka, është kontaktuar në telefon nga homologu i saj grek Nikos Dendias. Ka qenë vetë ky i fundit që ka bërë dije lajmin përmes një postimi në “Twitter”.


Dendias shkruan se diskutimet mes tyre u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe në vazhdën e deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që e njohu si një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë shtrirjen në 12 mijlje në ujërat territoriale të detit Jon duke shkaktuar zemërimin e Ankarasë, raportojnë mediat greke.


“Kontaktova të emëruarën e re si Ministre të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka së cilës i theksova vullnetin për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në adresimin e sfidave të përbashkëta”, shkruan ai në “Twitter”.

Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të referojnë çështjen e përcaktimit të zonave detare të Jonit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk gjendet asnjë bazë e përbashkët në diskutimet e tyre.

9 Comments

  1. @[TIMONIER shkurt TIMI]

    KAM VETËM 3 PYETJE PËR TY:

    1-Pse Greqia zgjerohet me dekret vetem ne Detin Jon, por nuk zgjerohet ne Detin Egje?

    2-Sqaro shqiptaret se ku u zgjerua konkretisht Greqia 12 milje ne Detin Jon,
    a) Nga Toka Kontinentale e saj, pra 12 milje nga bregdeti i Igumenicës?
    b) Nga pjesa ishullore e saj, pra 12 milje nga ishulli i Korfuzit?
    c) Nga pjesezat, pra 12 milje nga mikroishujt?

    3-Pse nuk ke shkuar akoma dhe nuk shkon ne Gjykata Nderkombetare per probleme te medha dhe te vjetra Shqiptaro –Greke te shekujve XIX dhe XX; pse çon ne Gjykate Nderkombetare dhe ve ne diskutim Kufirin Detar Shqiptaro –Grek i cili eshte i percaktuar dhe ratifikuar me Protokolle Nderkombetare; pse nxiton sipas axhendes greke te çosh ne Gjykate Nderkombetare gjithashtu çeshtjen e re (zee) qe eshte nje çeshtje e shekullit te XXI, aspak urgjente per Shqiperine?

    PËRGJIGJU TIMI PËRGJIGJU.

    TË SHOHIN SHQIPTARËT SE TI S’DI APO S’DO.

    GËZUAR VITIN E RI 2021 TË GJITHË SHQIPTARËVE.

    1. O ti Tim ( apo stalin , si ta thone emrin) .
      Qe nga pyetjet qe shtron qe nga menyra se si i kerkon pergjigjet tregon se NUK JA PASKE HABERIN FARE se cfare beri Greqia me derkretin e 25 Dhjetorit. Po fare aman !!!!
      Ne fillim lexo dekretin e greqise , kaq si hap te pare , per te kuptuar qe ato gjoja pyetje qe ti ben jane thjesht propagande per analfabetet si puna jote.

      1. Degjon oreee, se qy paska lexuar dekretin..dhe sikurse thote KRM-a nuk ka asnje dyshim, bile edhe ti nuk duhet te mendosh ndryshe..Se ketu ne Shqiperi, ka xvetem nje mendim, ai i KRM-es timonier..Te ripjerdhshin trute..

    1. Spese ka tipa si puna jote qe e akuzojne se po shet detin dhe i kerkojne PSE NUK REAGON NDAJ KESAJ QE BERI GREQIA.
      Biles nje ish punonjes te minsitrise se jashtme , qe e di shume mire se si qendron ceshtja se ka qene antar i grupit te negocijimit te marveshjes se 2009 , i kerkoi Rames ne nje televizjon te opozites qe , JO VETEM TE MOS E PRANOJE ZGJERIMIN E GREQISE , POR TE THERRISTE AMBASADORIN GREK NE TIRANE DHE TI JEPEJ NJE NOTE PROTESTE. (komplet gomarrllik) .
      Por ai qe e tha , nuk eshte gomar . Eshte shume i zgjuar . Dhe e di qe ne shqiperi ka shume ‘ analfabete ‘ si puna jote , dhe mundohet tju nderzeje kunder Rames.
      Po ti pyesesh te gjithe ata qe shajne neper portale dhe mediat sociale se perse shajne dhe mallkojne Ramen te gjithe thone se po shet detin.
      Kur i pyet , se cilen pjese te detit po shet , asnjeri nuk eshte ne gjendje te pergjigjet. ( komplet papagalle te atyre qe ju shpelajne trurin)

      1. E perseris, perse Rama dhe ca Militante si puna jote, bertasin prej 4-5 muajsh qe keto jane “interesat legjitime” te greqise dhe “nuk duhet te guxoje njeri te diskutoje”? Nderkohe qe ju dha tituli i “kaloresit te qyteterimit helen”. Na ka treguar disa here ligjin dhe marreveshjet, perse vazhdon te ngulmoje? Gojet e liga thone qe ka shitur interesat e Shqiperise..Larg e tutje se ka njerez si puna jote qe “vigjelojne” mbi interesat e keteij vendi.

  2. Edhe pse të paktë janë ata që habiten nga ato që thotë Basha, lajmi i keq është që ai e nisi 2021-shin aty ku e la në 2020-ën. Ai deklaroi sot se vaksina që i duhet Shqipërisë është largimi i Ramës. Basha sot nxinte nga fakti që Rama kishte siguruar në SHBA 500 mijë vaksina dhe nuk kishte shkuar për piknik sic ai e kishte sulmuar. Xhelozia dhe urrejtja që Basha dhe LSI kanë ndaj cdo lajmi të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, i ka verbuar deri në pikën që nuk dinë të ndajnë logjikën nga politika e ditës

    1. Mazlleeem me 10 mije vaksina qe i siguroi nga shtetet “e varfra” te BE ku ne rradhe jane familjare, ministra e deputete..as nuk i bie rradha njeriut nga populli, as edhe mjekve qe jane ne spitale… I thuaj te flase nja dy llafe te tjera kunder BE se ai e beri vaksinen, qytetaret qe paguajne taksa e kane halle, nuk do ta enderrojne me..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu