• |
ide | kryesore

Anwar dhe Dua në Meksikë

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas mbylljes së një super viti të suksesshëm ka ardhur koha që edhe Dua Lipa të bëjë ndonjë ditë pushim. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe i dashuri i saj Anwar Hadid e kaluan fundvitin dhe Krishtlindjet me familjen e 21-vjeçarit, duke patur festa të paharrueshme.

E fill pas ardhjes së 2021, çifti ka udhëtuar drejt Meksikës ku po shijojnë rrezet e diellit në plazhet e bukura të shtetit meksikan. Vetë ata nuk kanë postuar asgjë në rrjetet sociale, por nuk i kanë shpëtuar syrit të paparacëve që i kanë fotografuar në momente intime.

Këngëtarja shihet se kishte veshur një palë bikini me ngjyra të ndezura, duke shfaqur super linjat trupore, ndërsa Anwar kishte veshur pantallona të shkurtra plazhi.

Në ditën e fundit të 2020 Dua në bashkëpunim me Kylie Minogue ka realizuar një remix të ” Real Groove”, kënga e tretë e albumit të Kyliet.  Kënga origjinale është e zhanerit disco-pop, teksa remixi vjen më ritmike, shton disa instrumente, dhe sigurisht i shtohet edhe vokali i Duas. Me albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” – të cilin “Rolling Stone” e renditi në 5 albumet më të mira të 2020-Dua shihet se pasardhësja e Minogue.

Kjo vjen si surpriza e fundit e Dua për 2020 teksa me këtë ritëm që po ecën, 2021 duket edhe më premtues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *