• |
ide | kryesore

Gjendet i vdekur në rrugë punonjësi i Shërbimeve Publike në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë. News 24 raporton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”. Burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Kodra se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.

Ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor. Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *