• |
ide | kryesore

“Jo profesionalë, kampionti më i mirë në botë”, Mourinho tërbohet me FA për shtyrjen e ndeshjes me Fulham

-Instant, Sport

Vendimi për të shtyrë derbin londinez të së mërkurës së kaluar, kundër Fulham, për shkak të vatrës së infeksionit të Covid-19 të zbuluar, ka zemëruar José Mourinhon. “Ndeshja në orën 18.00 … Dhe ne ende nuk e dimë nëse do të luajmë. Kampionti më i mirë në botë”, shkruajti trajneri i Tottenham në Instagram përpara se të merrte komunikimin zyrtar.


Derbi mes Spurs e Fulham nuk u luajt, por kjo nuk i zbuti tërbimin Special One. Tekniku portugez ka rritur dozën e sulmit: “Nuk kam qejf të flas shumë për këtë – tha Mourinho – Besoj se ishte dicka me të vërtetë joprofesionale, por kjo ndodhi. Tashmë ne ishim gati të luanim, ishim të përgatitur dhe na hodhën në erë një javë punë”, ka përfunduar Mourinho duke e drejtuar sulmin direkt mbi Federatën angleze të Futbollit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu