• |
ide | kryesore

Manchester City-Chelsea konfirmohet: “Pesë pozitivë, por me Chelsea do të luhet”

-Instant, F1, Sport



Situatë delikate tek Manchester City për shkak të pozitivitetit të gjetur mes Krishtlindjes dhe fundit të vitit: pas Gabriel Jesus dhe Ëalker, tre raste të tjera mes lojtarëve, që e ka cuar në pesë numrin e të padieponueshmëve për teknikun Pep Guardiola. “Tani kemi pesë lojtarë ‘jashtë loje’. Herën e parë rezultuan pozitivë dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit (dhe për këtë u shty ndeshja me Everton), tani tre lojtarë të tjerë” shpjegoi Guardiola në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Chelsea, e cila për momentin “është konfirmuar”.

Trajneri spanjoll tregoi se “e kishte telefonuar personalisht Ancelottin të hënën e kaluar. Ne sigurisht mund të luanim, por çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishim udhëtuar me autobus dhe ndonjë lojtar tjetër të kishte dalë pozitiv? Dhe çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishim infektuar lojtarët e Everton në fushë. ? ”

Që situata është delikate këtë e konfirmon Lampard, trajneri i Blues: “Jam në dijeni të situatës tek City, por ndeshja është konfirmuar për momentin. Edhe ne kishim të njëjtin lloj problemi, vetëm se kur na ndodhi ne nuk kishin të bënin me grupin e ekipit.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *