• |
ide | kryesore

Papa Francesco, Ati i Shenjtë që luante “me top lecke”: “Maradona? Ishte një poet i futbollit”

-Instant, Sport



Papa Françesku, Ati i Shenjtë, ka qenë gjithmonë pranë atletëve dhe çështjeve sportive, por këtë herë ka dashur të kujtojë Maradonën, edhe pse është kthyer pas në kohë, duke rrëfyer ditët e tij si një futbollist, kur mbronte portën kur ishte fëmijë, duke iu përgjigjur 31 pyetjeve, të cilat kryefjalë kishin besnikërinë, përkushtimin, sakrificën, përfshirjen, shpirtin e ekipit, asketizmin dhe shpengimim, që përmbledhin mendimin e tij mbi rëndësinë dhe vlerën e sportit. “Maradona në fushë ishte një poet, një kampion i madh që u dha gëzim miliona njerëzve, në Argjentinë si dhe në Napoli. Ai ishte gjithashtu një njeri shumë i brishtë”, ka komentuar Papa për Gazzetta dello sport.

“Unë kam një kujtim personal të lidhur me Kampionatin Botëror 1986, atë që Argjentina e fitoi falë Maradonës – shtoi Francesco – isha në Frankfurt, ishte një kohë e vështirë për mua, isha duke studiuar gjuhën dhe duke mbledhur materiale për tezën time. Nuk munda ta shihja finalen e Kupës së Botës dhe e mësova vetëm të nesërmen fitoren e Argjentinës ndaj Gjermanisë, kur një vajzë japoneze shkruajti ‘Rroftë Argjentina’ në dërrasën e zezë gjatë një ore mësimi të gjermanishtes. E kujtoj, personalish, si fitorja e vetmisë sepse nuk kisha njeri me të cilin të ndaja gëzimin e asaj fitoreje sportive “.

Intervista daton në fillim të dhjetorit gjatë një takimi në rezidencën e Casa Santa Marta, në Vatikan, në të cilin Papa kujtoi se si fëmijë ai shkonte në stadium me prindërit e tij për të parë ndeshjet e futbollit: “Kujtoj kampionatin e 1946, atë që fitoi San Lorenzo im e topin e leckës në vend të atij prej lëkure që kushtonte shumë”. Si fëmijë e kishte këmbën e fortë dhe ata gjithmonë e vinin të luante në portë: “Të isha portier ishte për mua një shkollë e madhe e jetës. Portieri duhet të jetë i gatshëm t’u përgjigjet rreziqeve që mund të vijnë nga cdo anë. Unë gjithashtu kam luajtur basketboll dhe më pëlqen shumë regbi, për shembull: pavarësisht se është një sport i fortë, ai kurrë nuk është i dhunshëm. Besnikëria dhe respekti që ekziston në këtë sport merret shpesh si një model. E kam fjalën për ‘pjesën e tretë’ pas ndeshjes “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *