• |
ide | kryesore

Plagoset në shtëpi nga fishekzjarri: mbrojtësi i Galatasaray rrezikon të mbetet i verbër

-Instant, Sport



Omar Elabdellaoui, mbrojtësi norvegjez me origjinë marokene i Galatasaray, është shtruar në spital që nga mbrëmja e kaluar në një spital në Stamboll pasi u godit në fytyrë nga një fishekzjarr gjatë festimeve në shtëpinë e tij për ardhjen e vitit të ri. Fillimisht madje mjekët u frikësuan për për jetën e tij, por në mëngjes klubi turk lëshoi një deklaratë për të specifikuar se mbrojtësi është jashtë rrezikut, por se gjendja e tij mbetet serioze.

Sipas asaj që bëhet e ditur, në fakt, Elabdellaouit i ka shpërthyer fishekzjarri në duar, ndërsa e mbante para fytyrës. Lojtari ka pësuar djegje të forta në duart, por më në rrezik janë sytë e tij. Dëmtimet e shkaktuara nga fishekzjarri mund ta lënë mbrojtësin norvegjez të verbër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *