• |
ide | kryesore

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 30-vjeçari tek ‘Ali Demi’

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar një person që qarkullonte me armë pa leje. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se falë bashkëpunimit me qytetarët është vënë në pranga 30-vjeçari R.L dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 bënë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë”, sqaron policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *