• |
ide | kryesore

Rrëshqitjet e dheut në Norvegji, gjendet trupi i dytë

-Instant, Lajme, Planet



Një trup i dytë është gjetur teksa kërkohet për të zhdukurit pas një rrëshqitje masive toke që shkatërroi dhjetëra shtëpi në Norvegji.  Mediat lokale cituan komandantin e policisë, Roy Alkvist të thoshte që trupi u gjet të shtunën.  Tetë persona mbeten të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës të mërkurën dhe trupi i parë u gjet të premten .

Pas rrëshqitjeve u përdorën helikopterë dhe dronë për të zhvilluar kërkime në rreth 25 km në veri-lindje të kryeqytetit. Ekipet e shpëtimit janë në një garë me kohën, me vetëm disa orë dritë dite në dimrin norvegjez për të zhvilluar kërkimet. Kushtet gjithashtu kanë rezultuar sfiduese, me temperaturat që zbresin në -1C dhe toka prej balte rezulton shumë e paqëndrueshme për të ecur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *