• |
ide | kryesore

“Shqipëria gati për buzëqeshje”/ Vaksinimi, një sfidë edhe për vendet e zhvilluara

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Procesi i vaksinimit kundër Covid-19 rezulton të jetë një sfidë, që kërkon përgatitje serioze në kapacitete njerëzore dhe në infrastrukturë edhe për vendet më të zhvilluara të botës. Dihet se ende pa ardhur vaksina, qeveria shqiptare ka menduar për pankartat shumëngjyrëshe dhe logon e madhe të fushatës së quajtur “Shqipëria buzëqesh”. Por ndërsa buzëqesh, nuk ka publikuar asnjë kalendar të radhës së vaksinimit, apo asnjë të dhënë të pajisjeve që ka siguruar apo për mënyrën se si do të transportohet vaksina në zonat e thella për të moshuarit.


Gjithsesi, kryeministri Rama ka njoftuar se fillimisht do të nisë vaksinimi i mjekëve në stadiumin Air Albania. Pas tyre do të jenë mësuesit, më pas policët në terren, moshat mbi 75 vjeç dhe grafiku do të vazhdojë me moshat më të reja. Ndërkohë ndër vendet më të zhvilluara të botës, i gjithë procesi rezulton të jetë një sipërmarrje sfiduese.

Thuajse të gjitha mediat e huaja i referohen Izraelit si një histori suksesi në aplikimin e vaksinës në nivele të larta të popullsisë. Vaksina kundër koronavirusit është shpërndarë për më shumë se 1 milion njerëz, që është dhe niveli më i shpejtë në botë i vaksinimit, ndërsa kudo kanë nisur përpjekjet për imunizim. Izraeli ka arritur një raport të 11.55 të vaksinuar për 100 persona, i ndjekur nga Bahreini me 3.49 dhe nga Britania e Madhe me 1.47, sipas të dhënave që vijnë nga një faqe interneti e lidhur me Universitetin e Osfordit.

Në krahasim me këto vende, Franca ka vaksinuar shumë pak, 138 persona në total që nga 30 Dhjetori. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë ndërruar jetë tashmë nga koronavirusi në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara janë ende larg objektivit të premtuar, për të vaksinuar 20 milion njerëz deri në fund të vitit 2020, me vetëm 2.78 milion doza të injektuara deri në 30 Dhjetor.

Në ndërkohë, eksperti i qeverisë për pandeminë, Dr.Antoni Fauçi tha se nuk bie dakort me planet e Britanisë së Madhe për t’ia injektuar dozën e parë sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur, duke vonuar më pas dozat e dyta.

Ndërkohë ekspertë dhe politikanë të ndryshëm kanë nisur të sulmojnë qeverinë gjermane për një dështim në sigurimin e dozave të mjaftueshme të vaksinës. Si një anëtare e BE-së, Gjermanisë iu desh të respektojë rregullat e skemës që BE e vonoi më shumë se shtete të tjera si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, apo Kanadaja. Deri më tani, vendi mund të marrë vaksina vetëm në kuadër të ndarjes që bën Bashkimi Europian, por ky porositi vetëm 300 milion doza, duke besuar se kompanitë e tjera do të prodhonin vaksina të tjera. Emra  të njohur të shkensës kanë kritikuar qeverinë për mungesën e largpamësisë në lidhje me këtë situatë. Frauke Zip, neurolog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave Leopoldina, tha për Dë “E konsideroj këtë situatë një dështim të madh. Pse nuk porositën më shumë vaksina gjatë verës, për të qenë të sigurtë?”

 

Si ia doli Izraeli të aplikojë në kohë rekord vaksinën

Izraeli e nisi vaksinimin në 19 dhjetor dhe po kryen thuajse 150 mijë injektime në ditë duke pasur prioritet të moshuarit mbi 60 vjeç, mjekët dhe ato që kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Qeveria mori furnizime të mjaftueshme nga vaksinat e kompanisë Pfizer-BioNtech, me të cilën i nisi diskutimet shumë herët gjatë pandemisë. Qeveria po kontakton njerëzit që ka prioritet nëpërmjet një sistemi shëndetësor funksional- ligji kërkon që të gjithë izraelitët të regjistrohen tek një kompani shëndetësore e licensuar, shtetëore apo private.

Izraeli ka bërë një ndarje të ngarkesave të vaksinës Pfizer në mënyrë të sigurtë, pasi ato duhet të rezervohen në temperaturën minus 70gradë celcius. Kjo do të thotë që pako të vogla të vaksinës mund të transportohen edhe në zonat më të largëta të vendit ku jetojnë komunitete të caktuara.

Benjamin Netanjahu, që po bën fushatë për një mandat tjetër në drejtimin e vendit ka parashikuar që Izraeli mund ta hedhë pas krahëve pandeminë që në muajin Shkurt. Aktualisht vendi po përjeton mbylljen e tretë.

Pse është e vonuar Franca?

Në tre ditët e para të fushatës së vaksinimit, që nisi në 27 Dhjetor, në Francë e morën injektimin diçka më pak se 100 persona. Në krahasim me të, Gjermania kishte aplikuar 190 mijë vaksina deri të shtunën. Bashkimi Europian ishte më i ngadaltë se Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara për të autorizuar ndonjë nga vaksinat. Agjensia e Medikamenteve Europiane, organi rregullator për 27 vende e dha aprovimin për vaksinën Pfizer në datën 21 Dhjetor.

Vështirësitë e vaksinimit në Francë janë shtuar edhe për shkak të përhapjes në masë të dyshimeve ndaj vaksinës. Një nga sondazhet që u kryen doli në rezultatin se vetëm 40% e francezëve ishin të gatshëm të merrnin vaksinën. Pro vaksinës në Kinë janë 80%, në Britaninë e Madhe janë 77% dhe në SHBA, 69%.

Më herët këtë javë, Ministri i Shëndetësisë në Francë, mbrojti përparimin e ngadaltë të vaksinës, duke sqaruar se autoritetet kishin vendosur ta shpërndanin atë në azile për më të moshuarit, se sa t’i detyronin ato të udhëtonin. Gjithsesi, të enjten, presidenti Emanuel Makron u shfaq me tone më urgjente, kur tha: “Unë nuk do të lejoj të ndodhë një ngadalësim i pajustifikuar i procesit pa më dhënë një arsye të fortë”.

12 Comments

  1. Nese vaksinimi na qenka nje sfide e madhe edhe per vendet e zhvilluara ku sic argumentoni edhe ne lajmin tuaj Gjermania eshte shume mbrapa,
    perse kerkoni qimen e postiqes nga Shqiperia!!!!!?????
    Apo ci qi temen, mjafton te perbeje nje “ushqim” per bosat dhe zagaret tuaj.

  2. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D'Rama,filloi fushaten me moton“Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” thotë:

    Pandemia tregoi qe sistemi yne shendetsore eshte pertoke, demagogu Edvin Escobar D’Rama ka mashtruar per gjithshka ne lidhje me investimet ne kete sektor.

    1. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D'Rama,filloi fushaten me moton“Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” thotë:

      Nuk e heq “rilindasi” karin nga goja!

  3. Se kujt do i duhet vaksina, ku falë masave shkencore dhe sanitare anticovid të “rilindjes” gjurmo-testo-izolo kemi arritur në gati imunizim tufe.
    Ku mbi 50% e Tiranës e ka kaluar virusin (sipas studimit të vetë Akademisë së Shkencave), e ku me shumë mundësi rrethet do e kenë më të lartë sepse nuk ka patur të njëjtin kujdes si kryeqyteti.

    Si do bëhet vaksina?
    Siç kanë bërë testimet?
    Ashtu siç i dallonin njerzit në sy ose në telefon nëse ka virus….

    p.s: Tenderin e frigoriferave -70’C kush do e fitoj? Me siguri ndonjë kompani që ka eksperience supermarketesh ose sallamrash se ato kanë frigorifera.

  4. Vilma gogo “rrushi” se ka dhe eksperience personale. Ose tahiri se ka babin farmacist. Ju qifsha shtetin e evgjiteve.

  5. BE eshte prapa shteteve tjera sepse ka ndjekur politikat komunitare, thote artukulli. Nuk eshte keshtu. Ursula von der Leyen nuk ishte aq largpamese sa lideri jone global qe shkoi ne New York e takoi bossin e Pfizerit duke siguruar nje sasi shume te madhe vaksinash. Von der Leyen duhet te jape doreheqjen. Nderkohe BE nuk duhet te shqetesohet. Le t’i bashkohet Shqiperise dhe do marre vaksina me shumice. Nafija ne Tirane dhe Bilali ne USA do ia sigurojne vaksinat gjithe qytetareve te BE, natyrisht pasi t’i kene marre te gjithe shqiptaret qe do jene te paret qe do vaksinohen ne vitin 2033 kur zgjedhjet ne Shquperi te jene fituar ne masen 115,7% nga rilindja.

  6. Në krizën e vitit 1995, kur Berisha ktheu nga kufiri në Kapshticë kongresmenin Tom Lantosh, se shoqërohej me Nikolas Gejxh, të cilin e shpalli person “non grata”, ai refuzoi po ashtu dhe ndërhyrjen e kongresmenit Engell, për këtë çështje.

    Më 1996, kur refuzoi takimin me nën-sekretarin e Shtetit Timothey Uirth, përsëri zoti Berisha zmbrapsi një vizitë të Engellit në Shqipëri për ta bindur të mos përballej me politikën amerikane pas vjedhjes së votave më 26 maj.

    Kjo është tipologjia e sjelljes së gjithë politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Engellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.