• |
ide | kryesore

Ulen testimet dhe të infektuarit, 9 viktima nga Covid-19 në 2 ditët e para të janarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 48 orët e fundit, pra 2 ditët e para të Vitit të Ri, koronavirusi në Shqipëri ka marrë 9 jetë. 5 persona ndërruan jetë në datë 1 janar, ndërsa 4 në 24 orët e fundit. Në datën 1 janar, ministria e Shëndetësisë kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë.  Ndërsa për këtë të shtunë janë konfirmuar 268 raste pozitive.

Në dy ditët e para të vitit janë shëruar 719 pacientë ndërsa betejën e kanë humbur 9 persona. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *