• |
ide | kryesore

Video/ Festë e çmendur me modele, Neymar tregon distancimin dhe tamponet: “Nuk jemi 500”

-Instant, Sport, Video



Nata e Vitit të Ri në Brazil nuk i ka shpëtuar polemikave për Neymar. Pas festës së ekzagjeruar të ditëve të fundit, ku nuk janë lejuar të bëhen foto nga të ftuarit, sulmuesi i Paris Saint Germain e kaloi natën e Vitit të Ri në vilën e tij në Santa Catarina, bashkë me një numër ‘të vogël’ të të ftuarve “të distancuar dhe të kontrolluar”, siç e theksoi vetë lojtari në një postim midis ironikes dhe polemikës.

Neymar akuzoi mediat lokale për persekutimin dhe fryrje të lajmit, por sipas gazetave braziliane, autoritetet shëndetësore e kanë ndaluar festën prej 500 personash sepse kjo bie ndesh me rregullat anti-Covid. Si përgjigje, braziliani së pari postoi foton e “tamponit të tij të pesëdhjetë”, pastaj siguroi të gjithë me imazhin e një tryeze të shtruar “me distancë sociale”, për “të gjithë miqtë negativë”. E në fund e mbylli: “Dhe nuk jemi 500 …”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *