• |
ide | kryesore

Video/ Old Firm vendoset nga një autogol: Gerrard një hap larg thyerjes së hegjemonisë së Celtic

-Instant, Sport, Video



Rangers Glasgow kanë mundur rivalët e Celtic në derbin historik Old Firm, duke u shkëputur akoma në klasifikimin e Scottish Premiership. Disfata e të besuarve të Lennon në Ibrox Stadium u ndërtua në më pak se 10 minuta: fillimisht kartoni i kuq i Bitton (62′), pastaj autogoli i McGregor (70′).

Steven Gerrard fluturon tashmë në kuotën e 62 pikëve e mbetet e pathyer në kampionat (20 fitore e 2 barazime): tani janë 19 pikët e avantazhit mbi rivalët qytetas (që megjithatë kanë tre ndeshje më pak të luajtura), kur mbeten ende 11 ndeshje deri në fund. Ish-kapiteni i Liverpool është gjithnjë e më pranë thyerjes së hhegjemonisë së Celtic, që zgjat prej 9 vitesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *