• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid i merr kryesimin Atleticos: Lucas Vazquez e Asensio likuidojnë Celta Vigon

-Instant, F1, Sport, Video



Real Madrid merr, të paktën për një natë, kryesimin e kampionatit spanjoll La Liga. Në Valdebebas, kampionët e Spanjës likuidojnë 2-0 Celta Vigon: vendosën ndeshjen golat e Lucas Vazquez (6’) e Asensios (53’). Natyrisht 36 pikët e Blancos nuk janë një garanci për kreun, duke qenë se skuadra e Zidane i ka koleksionuar në 17 javë, ndërsa Atletico Madrid që është në vendin e dytë me një pikë më pak, ka luajtur vetëm 14 takime.


Villarreal vendoset në vendin e tretë pas fitores së arritur në shtëpi 2-1 kundër Levantes falë golave të Fernando Niño e Gerard Moreno. Në sfidën tjetër, Sergio Canales i është përgjigjur Susos në derbin e Sevillas që përfundoi 1-1. Valladolid bën goditjen e madhe në Getafe: 1-0 e firmosi Weissman.

SPAIN – LALIGA SANTANDER
Villarreal 2 – 1 Levante
Real Betis 1 – 1 Sevilla
Getafe 0 – 1 Real Valladolid
Real Madrid 2 – 0 Celta Vigo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *