• |
ide | kryesore

Video/ Viti i Leverkusen fillon përmbys: KO në Frankfurt, gofitje në transfertë për M’Gladbach

-Instant, F1, Sport, Video



Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme 2021 e Leverkusen, që në javën e 14 të Bundesligës humbet 2-1 në Frankfurt me Eintracht, i aftë të rikuperojë golin e Amiri (10’) me ish-lojtarin e Napolit Younes (22’) e autogolin e Tapsoba (54’). Goditje në transfertë e Monchengladbach: 1-0 ndaj Arminia Bielefeld falë golit të Embolo (58’). Fitojnë jashtë fushe edhe Union Berlin (2-0 në Bremen), Freiburg (3-1 ndaj Hoffenheim) e Augsburg (1-0 në Këln).

E të mendosh që ndeshja nisi mirë për Bayer, që me një fitore do ta gjente veten në krye të Bundesligës, duke e vënë nën presion Bayern Mynih, që tashmë është i pari me një ndeshje më pak. Amiri në minutën e 10 kaloi në avantazh Aspirinat, por gjërat aty u bënë të komplikuara, me Eintracht që u rikthye në lojë me Younes në minutën e 22, që i krijoi pasiguritë Leverkusen. E në fakt keq i bënë vetes në minutën e 54, kur Tasoba devijoi në portën e tij autogolin klasik, që e mban në vendin e dytë me 28 pikë.



Katër fitore pastaj jashtë fushe në ndeshjet e tjera. Augsburg i falet golit të Iago 23 minuta nga fundit për të mposhtur Këlnin, ndërsa Gladbach avancon në një sukses të rëndësishëm me të njëjtin rezultat në transfertën e Bielefield. Vendosi Embolo në minutën e 58, për ta ngjitur Gladbach në vendin e shtatë me 21 pikë, vetëm tre larg Europës. Fiton edhe Union Berlin 0-2 në shtëpinë e Werder Bremen, ndërsa Freiburg imponohet 1-3 ndaj Hoffenheim.

GERMANY – BUNDESLIGA
1. FC Köln 0 – 1 Augsburg
Arminia Bielefeld 0 – 1 Borussia Moenchengladbach
Eintracht Frankfurt 2 – 1 Bayer Leverkusen
Hoffenheim 1 – 3 Freiburg
Werder Bremen 0 – 2 Union Berlin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *