• |
ide | kryesore

Vrau dy motrat/ Avokati i Ademit: Ka pranuar akuzën por është në gjendje të rënduar psikologjike

-Instant, Lajme, Të fundit



Avokati i Përparim Ademit, Arben Gramo tha se gjendja e klientit të tij është e rënduar pavarësisht se ka pranuar krimin në gjykatë.  Avokati shtoi se prokuroria ndryshoi veprën penale për të cilën akuzohet 59-vjeçari nga nga” vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

“Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit. Është një ndër veprat më të rënda të Kodit Penal. Vetë  personi e ka pranuar. Për cilësimin ligjor nuk kemi qenë dakord, është akuzuar fillimisht për vrasje në “rrethana cilësuese”. Ai është i martuar, shoqëria jonë nuk e pranon poligaminë dhe cilësimi ligjor duhet të jetë në bazë të nenit 79… Në vazhdimësi do të shikojmë, është i rënduar nga ana psikologjike. Shëndeti i tij nuk është i mirë. Për këtë fazë kaq mund të them”, tha ai.



2 Comments

  1. Mos mor avukat! Na trondite!
    Gjendja e vrasesit te femrave qenka e renduar!
    Ta falim me kusht qe mos ta perseri me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *