• |
ide | kryesore

Vrau dy motrat në “Astir”, gjykata lë në burg Përparim Ademin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përparim Ademi, 59-vjeçari që ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në vigjilje të vitit të Ri ka dalë sot para gjykatës

Ademi shfaqet i qetë në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese vendosi për të masën e masën e sigurisë “arrest në burg”.

Krimi i dyfishtë ndodhi në banesë, ku Ademi vrau me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. E gjitha ngjarja është parë nga fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.

Përpara grupit të hetuesve Ademi është shprehur se nuk ka pasur për qëllim të vrasë motrat, por në debat e sipër ata e kanë ofenduar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Sipas Ademit, ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën, pavarësisht se ishte i martuar. Gjatë javëve të fundit, sipas 51-vjeçarit, ajo ishte distancuar ndjeshëm, ndërsa dyshonte se edhe ajo kishte një lidhje tjetër.



2 Comments

  1. Ju lutem bejuni pak me serioz ne lidhje me lajmin qe jepni. Ne fillim te lajmit thoini qe Perparim Ademi eshte 59 vjec dhe dhe disa fjali me poshte thoni qe ai eshte 51 cjec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *