• |
ide | kryesore

Vuçiç inauguron gazsjellësin rus, hapet segmenti 403 km afër Novi Sadit

-Instant, Arkiva, Lajme



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë të premteb në ceremoninëe e hapjes së seksionit serb të tubacionit të gazit natyror rus të emërtuar Rrjedha Ballkanike.

Vuçiçi e shpalli të hapur segmentin e tubacionit prej 403 kilometrash afër Novi Sadit më 1 janar.

Ambasadori rus në Serbi Aleksandr Botsan-Kharchenko, Drejtori i Përgjithshëm i GazSerbia, Dusan Bajatoviç dhe përfaqësuesit e firmave ruse të gazit dhe ndërtimit morën pjesë në ceremoni.

Ky segment është pjesë e tubacionit më të madh TurkStream, i cili do të furnizojë me gaz natyror rus Turqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë. Tubacioni ‘TurkStream’ u nënshkrua si marrëveshje në janar të vitit të shkuar. Në ceremoni morën pjesë presidentit rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan, kryeministri bullgar Boyko Borisov dhe presidenti serb Aleksandr Vuçiç.

“Implementimi i suksesshëm i këtij projekti të përbashkët në shkallë të gjerë, siç është ndërtimi i tubacionit të gazit përtej Detit të Zi, tregon qartë se partneriteti strategjik ruso-turk siguron rezultate të rëndësishme dhe të prekshme,” tha Putini.

Teksa autoritetet bullgare kanë njoftuar se punimet për gazsjellësin do të përfundonin deri më 1 janar të këtij viti, presidenti Vuçic, duke folur para gazetarëve më 25 dhjetor, tha se qeveria serbe ka në plan të zgjasë tubacionin brenda Serbisë për të furnizuar me gaz qytetet e Vranjes dhe Valjevës.

“Ne do të vendosim linja gazi për të sjellë fabrika dhe investitorë të rinj atje dhe për të furnizuar me gaz popullsinë,” tha ai.

Ashtu si projekti i tubacionit Nord Stream që vjen në Gjermani, TurkStream synon të devijojë furnizimet e gazit rus nga Ukraina. Këto gazsjellës janë parë me shqetësim nga amerikanët. Në korrik të vitit 2020, sekretari i shtetit Mike Pompeo i përshkroi të dy projektet si “mjete të Kremlinit” për të zgjeruar varësinë evropiane nga furnizimet e energjisë ruse dhe për të minuar Ukrainën.

Përmes tubacionit të TurkStream do të kalojnë 31.75 miliardë metra kub gaz në vit .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *