• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në autostradën Fushë Krujë-Milot, makina merr flak pas përplasjes me trafikndarësen

Arkiva



Një aksident i rëndë ka ndodhur afër kryqëzimit të Laçit në autostradën Fushë Krujë-Milot. Automjeti ka marrë flakë dhe po digjet.

Automjeti në fjalë me ngjyrë të kuqe ishte me shpejtësi të madhe dhe u përplas me një trafikndarëse. Fill pas përplasjes automjeti mori flakë. Dyshohet se ka persona të bllokuar në automjet.

Nuk dihen ende cilat janë dëmet në njerëz nga ky aksident i rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *