• |
ide | kryesore

Vaksina, një buzëqeshje e fshehur poshtë maskës

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Ndonëse Edi Rama i ftoi shqiptarët, këtë vit të ri, të buzëqeshin me shpresë për ardhjen e vaksinës, duket se edhe për shumë kohë ata do të duhen ta fshehin fytyrën e tyre pas maskës. Do të jetë shumë e vështirë, që një fushatë e gjërë vaksinimi ta bëjë më të lehtë 2021-shin, e aq më tepër që të ketë ndonjë ndikim politik në garën zgjedhore.


Ata që do të tentojnë të përdorin Pfaizerin, Moderna-n apo Astra Zeneca si një armë elektorale për të retushuar imazhin e rrënuar të qeverisë, do të zhgënjehen. Por, fat më të mirë nuk do të kenë as të tjerët, që do përpiqen ta përdorin këtë arritje rekord të shkencës, si një mjet për të dëshmuar paaftësinë dhe korruptimin e kësaj qeverie.


“Shqipëria gati për buzëqeshje”/ Vaksinimi, një sfidë edhe për vendet e zhvilluara

Sfida e vaksinës qëndron përtej sherrnajës provinciale bipartizane që shohim në Shqipëri. Eshtë e lehtë të kuptohet përse…

Vetë Rama gjithë entusiazëm tregoi se në fund të janarit do të mbërrijnë 10 mijë dozat e para dhe në shkurt edhe 30 mijë të tjera. Duke hequr këtu ndonjë sasi propagandistike që do t’i jepet Kosovës, gjithsej në dy muajt e parë të vitit do të vaksionohen rreth 20 mijë persona (një njeri dy doza me Pfizer) kryesisht mjekë, policë, arsimtarë dhe të moshuar. Pra një shifër krejtësisht e papërfillshme e krahasuar me vendet pararojë si Izraeli, i cili sot që flasim, ka vaksinuar mbi 11% të popullsisë. Këtë shifër Shqipëria me zor do ta arrinte edhe në fund të vitit, kur mendohet të ketë konsumuar të gjithë sasinë që pretendohet se ka kontraktuar me Pfizer.

Po t’i shtosh këtij numri qesharak edhe infrastrukturën e pamundur për një vend si yni për të kryer transportin dhe shpërndarjen e flakonëve që duhen ruajtur në frigoriferë të posaçëm, në -70 gradë, korrupsionin dhe tregun e zi, dozat që do të dalin skarco si pasojë e kushteve të ruajtjes, fenomene këto që po vërehen kudo, buzëqeshja që premton qeveria e ka të pamundur të qëndrojë gjatë mbi fytyrë.

Një dush të ftohtë këtij entusiazmi i hedhin edhe organizma botërorë që janë shumë skeptikë për aksesin që do të kenë vendet e varfra ndaj vaksinës. Kështu, Oxfam, Amnisti International, etj që janë tubuar në Aleancën për një vaksinë universale, njoftonin në fund të vitit që u mbyll, se personat dhe vendet e varfra do të kenë zero mundësi të përfitojnë nga vaksina. Vendet e pasura që përbëjnë 14% të popullsisë së planetit kanë rezervuar deri më tani 53% të vaksinave më premtuese, theksonte ajo, duke ilustruar me shembullin e Kanadasë, e cila ka porostitur pesfishin e vaksinave që i nevojitet për një banor.

Përpos faktit të diskriminimit të të varfërve, për arsye se vendet e mëdha që kanë financuar kërkimet do të shërbehen të parët, shpresat i bën edhe më të vogla pamundësia e prodhimit masiv. Kështu sipas revistës shkencore “Nature”, po të mblidhen të gjithë laboratorët që janë në fazën e tretë të testimit të vaksinës, ata mund të shpien në prodhim sasi të mjaftueshme vetëm për një të tretën e globit, deri në fund të 2021.

Pra, mundësitë për të ndjekur entuziazmin qeveritar që na fton të buzëqeshim, janë qesharake. Edi Rama do të sigurojë aq vaksina, sa për të bërë shoun e radhës, për të ushqyer edicionet informative të lajmeve me kronika propagandistike dhe për të dëshmuar se vendi i shqiponjave e çau bllokadën e vendeve të pasura në dëm të të varfërve.

Ai do të përpiqet ta shesë këtë sukses virtual si një arritje në fushatën elektorale, por zor se një kartë e tillë do t’i ndezë.
E para sepse mbi 95% e votuesve do të kuptojnë shpejt se nuk kanë askes tek ajo shiringë, që u jep mundësinë e rikthimit në jetën normale dhe së dyti, sepse teoritë konspitative për abuzime me vaksinën, në një vend ku gjithçka zgjidhet padrejtësisht, nuk do të mungojnë.

Por, nga ana tjetër edhe ata që do përpiqen ta sulmojnë kryeministrin se nuk arriti të sigurojë një sasi më të madhe për shpëtimin e qytetarëve do të luajnë në keqbesim. Një qeveri e një vendi si yni nuk bën dot as më shumë as më pak në këtë betejë të madhe globale, ku sa do lypës i talentuar të jetë Edi Rama, ai do të ketë sërish shumë pak ndikim mbi rrjedhën e ngjarjeve. Prandaj denoncimet me goditje poshtë brezit, si ajo e lënies pas nga Serbia e Vuçiçit, janë imorale dhe aspak frytdhënëse. Askush nuk mund të përdorë si mjet krahasimi propagandën e një autokrati në Beograd, për të njollosur të singjashmin e tij në Tiranë. Edhe fitoret e të parit edhe humbjet e të dytit, janë krejt të papërfillshme në raport me vendet që ata drejtojnë.

Për këto arsye, çështja e vaksinës pritet të ketë një impakt të papërfillshëm në zgjedhjet e 25 prillit. Edi Rama do të rreket ta përdorë atë si armë. Kundërshtarët do tentojnë t’ia kthejnë me të njëjtën monedhë. Por kjo nuk do të jetë loja e pjesës më të madhe të shqiptarëve. Ky vit për ta nuk do të jetë viti i buzëqeshjes dhe kthimit në një jetë normale si pasojë e vaksinēs. Prandaj duhet të bëhemi gati që edhe për disa muaj, të dëgjojmë retorikën e politikanëve dhe të vazhdojmë të mbrojmë fytyrat me maska.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Prap me kto hartimet e gjimnazit ky.

    Kur Serbija morri 5 mije vaksina, Bushati thoshte qe ne ngelem te fundit ne rajon.
    Kur Rama deklaroi qe do sjelle vaksinen ne fund te Janarit, ky kari thoshte qe numri dhe grafiku ngelen mister.
    Kur Rama deklaroi qe do vine 500 000 doza me 5000 deri ne fund te Janarit, ky kari thote qe nuk dihet se cfare i ka premtuar Rama bosit te Pfizer.
    Tani del e thote qe Izraeli ka vaksinu 11% te popullsise…. infrastruktura… zgjedhjet…

    Sikur Rama ta vaksinoje neser gjithe Shqiperine, ky kari prap do dali e do beje si virollog i modh dhe do thote qe jo, vaksina e kompanise tjeter eshte me e mire.

    1. Rama deklaroi…. thote shkrojtesi me pagese i ores 19:17. Po prisni pak o bodrumiste, akoma nuk ka ardhur asgje. Sa deklarata ka bere deri me tani Rama? Sa prej tyre kane rezultuar te verteta? Qe nga 2013 e deri me tani, nuk ka mbajtur aspak me shume se 0% te premtimeve. Pse duhet ta besojme nese deri me tani vetem ka genjyer? Rshte njelloj sikur ty o i ores 19:17 te te thonin qe nga sot do e kesh racionin dy sufllaqe ne dite. Ti do ngapeshe me fjalen dy sufllaqe?

  2. Madje shqiptaret mund te mendojne masivisht se Propaganda eshte më efikase se vete Vaksina!

    NIETZSCHE dikur shprehej se “E vetmja gjë që i mban njerëzit larg pirjes së helmit nuk është fakti se ai të vret, por se ka shije te hidhur…!
    Praktikisht, mjaft qe mungeses se vaksines dhe kontrollit te dobet te pandemise t’i embelsojme pak shijen me PROPAGANDE, dhe vaksina….. do te funksionoje shkelqyeshem!

  3. Edhe nje rast nga shume te paktet qe shteti mund te pergezohet per sigurimin e 500 mije vaksinave njolloset per inat e smire. Sbehet ai vend jo. Ka shume ligesi e vrer

  4. Andi si kalove keto festa,kishe ndonje siklet apo ishe me Shkulakun me maska.?
    Ka ngelur nje shprehje”Bravo Peci” Bushat.
    Sa doza kane ardhur,sa emadhe eshte gjilpera,cfare temperature ruhet etj etj etj dengla.
    Shqiperia eshte shtet i vogel,fukara dhe pordhac.
    Ishalla na japin per lemoshe ndonje sasai vaksinash se per ty Bushat”Bravo Peci” te le pa buk.,

  5. Meta iu përgjigj Berishës se “E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie”, ndërsa i përmendi akuzat se ka nxjerrë Azem Hajdarin në pritën e vrasësve. Teksa Berisha po e kalonte vijën e kuqe me akuzat e rënda, Meta e shantazhoi publikisht, duke e prekur në pikën e dobët, tek Shkëlzeni. Ndër të tjera Meta u shpreh se “Përgjigja ime, doktor, është kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën! Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin”.

    Ndërsa Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës. Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha

  6. Keto komentet ketu o Bushat jane celesi pse eshte Rama (e te tjere para e fatjeqesisht dhe pas) ne pushtet. I zgjuti i Tirones i thote k…rit te Torontos qe pasardhesi i Haxhi Qamilit nuk ka nevoje per zhurme se mos hutohet nga Rama qe si Lideri Boteror i nje katundi te Europes (kjo fale gjeografise vetem) po ben cmos te shoetoje bijte e tij duke siguruar vaksinen buke ne traste neper rruget e NY, aty duke djeresitur per kete pune, bile ne gare me Lidere te tjere (se ishte plot NY me lidere boterore qe kishin ardhur te psonisnin per vaksinen personalisht-“ Enver Hoxha mprehu shpaten dhe njehere per situaten” thote kenga) qe fale Lartmadhenise se tij i la pas ne vrapin drejt vaksines. Andi nje sugjerim modest, bej ndonje shkrim kur te mendosh te udhes sesi Rama (e te tjere para tij) jane prodhimi vendas me i qendrueshem keto 30 vjet (apo me gjate?), sesi vendi i Shqipeve ne menyre konsistente zgjedh korba per udheheqes. Mbase ka ndonje gje qe nuk shkon dhe me popullin them une, Rama nje njeri eshte.

  7. Në krizën e vitit 1995, kur Berisha ktheu nga kufiri në Kapshticë kongresmenin Tom Lantosh, se shoqërohej me Nikolas Gejxh, të cilin e shpalli person “non grata”, ai refuzoi po ashtu dhe ndërhyrjen e kongresmenit Engell, për këtë çështje.

    Më 1996, kur refuzoi takimin me nën-sekretarin e Shtetit Timothey Uirth, përsëri zoti Berisha zmbrapsi një vizitë të Engellit në Shqipëri për ta bindur të mos përballej me politikën amerikane pas vjedhjes së votave më 26 maj.

    Kjo është tipologjia e sjelljes së gjithë politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Engellit.

  8. Nëse atëherë ju kujtohet, ose po të shikojmë filmimet e kohës, të gjithë ata që ishin më Partinë Demokratike, që nga Ramiz Alia e deri tek Sali Berisha, të gjithë mbanin pardesy të bardha dhe kur dilnin jashtë shtetit ata visheshin me të njëjtat pardesy të bardha.

    Do thoni ju, pse vishnin pardesy të bardha? Ata i vishnin që të njiheshin nga sigurimi i shtetit dhe mos i ngacmonin. Të tjerëve u thua: Ngrihuni e demonstroni dhe mua, Kiços, më thoshnin futu te këta, shtypi me ushtri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu