• |
ide | kryesore

Dolën për sërf në bregun e Semanit, 2 vëllezër mbeten në mes të detit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit njoftoi se sot rreth orës 16:20, dy persona kanë mbetur në mes të detit duke bërë sërf.

“Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.

Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore” – thuhet në njoftimin e policisë shtetit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *