• |
ide | kryesore

Erkiada fiton Hell’s Kitchen Albania 3

-Instant, Paparazzi, Slider



Erkiada është fituesja e Hell’s Kitchen Albania 3.

Ajo arriti të mposhte në sfidën e finales së madhe Donaldin. Me këtë fitore, Erkiada u bë femra e parë që fiton Hell’s Kitchen Albania. Rrugëtimi i saj drejt shpalljes fituese nuk ishte i lehtë. Çdo puntatë ajo ishte nën presioneve të mëdha të shefit, por edhe të kolegëve të saj.

Erkiada pati një konkurrencë të madhe në grup, sidomos me Joanën të cilat në përplasje e sipër arritën t’i hidhnin pjatat njëra-tjetrës. Ky veprim e rrezikoi Erkiadën me eleminin. Por këmbëngulja, vullneti dhe profesionalizmi që e karakterizuan Erkiadën gjatë këtij rrugëtimi bënë të mundur që ajo të shpallej fituese. Edhe pse nuk fitoi, një vlerësim pozitiv mori edhe Donaldo i cili ka qenë protagonist gjatë gjithë rrugëtimit të tij në Hell’s Kitchen Albania 3.

Në finale ishin 4 konkurrëntë: Joana, Erkiada, Donaldo, Ergisa. Pas sfidës së parë, u eleminuan Joana dhe Ergisa, duke bërë që Donaldo dhe Erkiada të kalonin në finalen e madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *