Është një moment vërtet i komplikuar për Victor Osimhen, i cili u kthye në Napoli dhe doli pozitiv në Covid-19 pasi festoi ditëlindjen në Nigeri me një festë pa maska dhe distancim social. Sipas asaj që mësohet klubi ka ndërmend ta sanksionojë lojtarin me një gjobë shumë të rëndë prej rreth 200,000 €.
Sulmuesi i Napolit, i ndaluar që nga nëntori i kaluar për shkak të një shembje të shpatullës të pësuar në grumbullimin me ekipin e tij kombëtar, mori pjesë në një festë në Nigeri të organizuar nga të afërmit e tij si një surprizë. Përdorim shumë i rastësishëm i maskave, vallëzime të shfrenuara dhe kartëmonedha që vërtiten në një sallë të mbushur me njerëz, pa distancim shoqëror dhe për këtë arsye plot rreziqe. Një neglizhencë që duket se do ti kushtojë shumë Osimhen.
Gattuso shpresonte ta kishte lojtarin përsëri në dispozicion, për ndeshjen e Superkupës me Juventusin e programuar për në 20 janar por tani, pas dëmtimit, i cili i kushtoi qendër sulmuesit nigerian dhjetë ndeshje e dukej i lënë pas shpine, rikthimi nuk është sërisht i mundur.