• |
ide | kryesore

Fluks turistësh drejt Dardhës, bllokohet qarkullimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fluksi i shtuar i turistëve të cilët kanë preferuar të kalojnë edhe ditët e para të janarit në fshatrat turistikë të Korçës, ka krijuar radhë të gjata të makinave të bllokuara në trafik.

Mjetet qëndrojnë në radhë, në pritje për të shkuar në destinacionin e tyre, apo për t’u kthyer pas.

Situata në fjalë është regjistruar në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë. Aktualisht policia ndodhet në terren për mbarëvajtjen dhe zhbllokimin e trafikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *