• |
ide | kryesore

Furgoni përplaset kokë më kokë me makinën, 7 të plagosur në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgjik. Në aksident janë përfshirë një mjet tip fugon dhe një makinë e vogël.

Paraprakisht dyshohet se të plagosur kanë mbetur 7 persona. Fugoni ishte i mbushur me turistë që po ktheheshin nga lindja e vendit, ku kishin qëndruar për dy ditë, me një guidë. 5 të lënduar ishin në furgon ndërsa 2 në makinën e vogël.

Përplasja kokë më kokë e të dy mjeteve ka bërë që pjesa e përparme e tyre të pësojë shumë dëmtime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *