• |
ide | kryesore

Messi i lirë të negociojë, Spartak “e provon” në Instagram por refuzohet në fjalën e parë

-Instant, Sport



Nga data 1 janar Lionel Messi është i lirë të megociojë me cilindo klub në prag të transferimit të mundshëm në muajin korrik, sipas rregullores së Fifa-s, por jo të gjithë mund ta përballojnë. E ka nga ata që ndihen të refuzuar edhe para se të fillonin vërtet ta provonin, ose më e saktë e kanë të qartë se do të ndodhte pikërisht kështu. Ky është skenari që Spartak Moscow ka luajtur në Instagram, duke u shtirë se ka ndërmend të garojë për Messin. Një bisedë private e iniciuar nga rusët me një përshëndetje të ndrojtur e plot shpresë; “Hi, Leo!”. Përgjigja e argjentinasit (qartë një profil i rremë), megjithatë, ishte e thatë: një jo kategorike. E tipit: “Nuk është rasti, madje mos u përpiq të fillosh një bisedë”. Spartak luajti pjesën e palës së refuzuar që në fillim. Ideja lindi nga situata kontraktuale e numrit 10, që shkon në skadencë me Barcelonën pas gjashtë muajsh dhe për këtë arsye mund të fillojë të negociojë me ndonjë ekip tjetër.

Shkëmbimi imagjinar i batutave mes gjashtë herë Topit të Artë dhe Spartak (i treti në kampionat pas 19 javësh) u bë menjëherë viral në Twitter, ku rusët postuan screenshot-in (plot me “dhimbje” për të shoqëruar imazhin ) e bisedës false në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *