• |
ide | kryesore

Ndërron jetë 27 vjeçari që u aksidentua me makinë në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



27-vjeçari me iniciale A.R që u përfshi në aksident ditën e sotme në fshatin Gjormë të Vlorës, ka ndërruar jetë.

Ishte ora 15:20 kur i riu humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe pasagjeri që ishte me të në makinë, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e këtij të fundit.

Më herët policia raportoi për aksidentin:

Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga,  për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *