• |
ide | kryesore

Sherr me thika në Durrës, plagoset një 23-vjeçar sirian

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr me thika është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Policia e këtij qyteti bën me dije se është plagosur një i ri sirian, ndërsa është bërë shoqërimi për në polici i autorit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2021, në orën 17:30, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *