• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta e Napoli të pamëshirshme: Dzeko nxjerr Romën nga telashet

-Instant, F1, Sport, Video



Në pritje të kryesuesve të Milan e kampionëve në fuqi të Juventus, ka nisur në mënyrë spektakolare viti i ri në Serie A, me gola e rezultate të rëndësishme. Kështu, fitores së Inter, iu përgjigjën me zhurmë golash Atalanta e Napoli. Vazhdon luhatja e Lazios, që mban në pankinë Strakoshën, por është e paaftë të fitojë edhe ndaj Genoas. Fiton Roma, ndërkohë, por gjithnjë nën varësinë e Dzeko, që i dhuroi tre pikë të arta Fonsecas.

Një Atalanta shpërthyese ka shkatërruar 5-1 Sassuolo në Geëis Stadium. Dy raste për miqtë në minutat e para të ndeshjes me Muldur e Kyriakopoulos (i aftë Gollini) pastaj është dominim total për skuadrën e Gasperinit në të gjithë aspektet. Zapata zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11′, dyfishoi Pessina në fundin e pjesës së parë falë një asist të cmuar të Ilicic. Në pjesën e dytë Dea i dha përmasa fitores. Akoma Zapata (edhe një shtyllë për sulmuesin), pastaj shënuar edhe Gosens e i zakonshmi Muriel, që u fut nga pankina. I Chiriches goli i nderit për jeshilzinjtë.






Një Napoli i madh, padron absolut i fushës, dominues nga fillimi në fund. Avantazhin e realizoi Zielinski (25′), por të kaltrit i dhuruan barazimin Joao Pedros (60′) me gabimin e vetëm të rëndë difensiv, pastaj përsëri ishte Zielinski që shënoi një gol “alla Maradona” e i ktheu të besuarit e Gattuso në avantazh (62′). Cagliari mbeti me 10 lojtarë e u zhduk nga fusha, duke i dhënë mundësinë Napolit që fillimisht me Lozano (74′) e pastaj Insigne (86′) me penallti të fiksojnë rezultatin 4-1. Gattuso mund të jetë i lumtur pavarësisht mungesave, Napoli e tregoi veten.





Në përmbytjen e Olimpicos, Roma thyen rezistencën e Sampdorias e konfirmohet në vendin e tretë në renditje. Vendimtar goli i Dzekos, që me një devijim në minutën e 27′ të pjesës së dytë mposhti të pafajshmin Audero. Një këmbëngulje e kurorëzuar e verdhëekuqve që pak më parë me Smalling kishin goditur traversën në një tentativë pothuaj të sigurtë me kokë të mbrojtësit. Pas golit të pësuar, Samp nuk arriti të reagonte e madje rrezikoi në disa raste të pësonte të dytin në kundërsulm.

Përfundoi 1-1 sfida mes Genoas e Lazios, e vlefshme për javën e 15 të Serie A. Bardhekaltrit dominuan në pjesën e parë dhe e mbyllën në avantazh falë një goli me penallti të transformuar nga i zakonshmi Immobile (15′). Ndryshimet e Ballardinit ndihmuan vendasit, që në pjesën e dytë luajtën më mirë e arritën barazimin me Destron (58′). Pika i shërben më shumë Genoas, që arrin Spezian në vendin e tretë nga fundi, ndërsa Lazio mbetet larg nga zona Champions.


Një Verona në formatin Europë mund Spezian në ‘Picco’ me rezultatin 1-0: e vendosi ndeshjen një rovjeshatë spektakolare e Mattia Zaccagni në të 75’, pak minuta pas kartonit të kuq, në radhët e vendasve, të Chabot. Torino, në ndeshjen tjetër, ngrihet e mund 3-0 në transfertë Parmën: Giampaolo merr frymë lehtësisht tani falë golave të Singo në të 8’, Izzo në të 88’ e Gojak në minutën e 95’. Përfundon 0-0 një ndeshje e tensionuar mes Fiorentinës e Bolonjës.

ITALY – SERIE A
Inter 6 – 2 Crotone
Atalanta 5 – 1 Sassuolo
Cagliari 1 – 4 SSC Napoli
Fiorentina 0 – 0 Bologna
Genoa 1 – 1 Lazio
Parma Calcio 1913 0 – 3 Torino
Roma 1 – 0 Sampdoria
Spezia 0 – 1 Hellas Verona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *