• |
ide | kryesore

Video/ Bayern ‘tallet’ me Mainz: pëson dy në të parën e shënon pesë në të dytën

-Instant, Sport, Video



Bayern hap 2021 ashtu si kishte mbyllur 2020: duke fituar dhe duke ruajtur kreun e tabelës, i ndihmuar me dygolëshin “e zakonshëm” të Lewandowskit. E megjithatë 5-2 final kundër Mainz nuk tregon krejtësisht realitetin, sepse kampionët e Evropës, në pjesën e parë, vuajnë dhe jo pak.

Ndeshja fillimisht ishte e bllokuar në Allianz Arena: bavarezët u bënë të rrezikshëm vetëm në minutën e 27 me të majtën në zonën e vogël të Tolisso, që u bllokua lehtësisht nga Dahmen. Mainz luajti në mënyrë të organizuar dhe, kur kundërsulmonte, bënte gjithnjë keq. Në 32 ’, në fakt, erdhi goli i avantazhit me Burkardt, që shmangu Boateng në një mënyrë energjike dhe, i vetëm para Neuer, nuk bëri asnjë gabim, duke nënshkruar 0-1. Në të 44’ miqtë gjetën edhe 0-2 e pamenduar: një goditje dënimi e Brosinski ishte e përpiktë për goditjen me kokë të Hack, që siguroi një pushim të qetë për të besuarit e Siewert.


Në pjesën e dytë, megjithatë, ishte një Bayern krejtësisht ndryshe: Flick hodhi menjëherë në fushë Sule dhe Goretzka në vend të Boateng dhe Pavard, dhe kampionët e Evropës gjetën barazimin në vetëm 5 minuta. Në minutën e 50-të, vendasit ngushtuan diferencën me goditjen me kokë të Kimmich, ndërsa në minutën e 55-të Sané firmosi 2-2 me një të majtë nga jashtë zonës. Bayern shënoi edhe në minutën e 65, me autogolin e Barreiros, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të Alphonso Davies, autor i krosit. E megjithatë është vetëm cështje kohe që bavarezët të përmbysin gjithcka: në minutën e 70 skuadra e Flick shënoi edhe të tretin me Sule që shfrytëzoi krosimin nga këndi të Kimmich.



Brenda shtatë minutash, bavarezët mbyllën ndeshjen me një dygolësh të Lewandowskit, i cili fillimisht shënoi nga një penallti në minutën e 76, pas ndërhyrjes së gabuar të Barreiros ndaj Gnabry, e pastaj shënoi 5-2 në minutën e 83 me një goditje në zonë, pas krosimit të Muller. Bayern fiton dhe rimerr kryesimin, me Leipzig në -2 dhe Leverkusen, të tretin, në -5. Mainz është ende i dyti nga fundi me vetëm 6 pikë, por mund të kapet fort pas pjesës së parë fantastike, për të kërkuar shpëtimin.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *