• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja e tretë radhazi e City: Guardiola shkatërron Chelsea në 45 minuta

-Instant, F1, Sport, Video



Manchester City është i pamëshirshëm në javën e 17 të Premier League. Në Stamford Bridge, në fakt, formacioni i Guardiolas mposhti 3-1 Chelsea falë golave të Gundogan (18′), Foden (21′) e De Bruyne (34′), duke arritur kështu në renditje Tottenham e Everton në kuotën 29. Goditje e rëndësishme jashtë fushës e Leicester, që me Maddison (55′) e Tielemans (72′) triumfon 2-1 në shtëpinë e Newcastle e ngjitet në kuotën 32, -1 nga vendi i parë i Liverpool e Manchester United.

Nuk kanë ndikuar aspak 5 mungesat për shkak të Covid në radhët e skuadrës së Guardiolas. City e dominoi takimin, sidomos në pjesën e parë ku mori avantazhin me Ilkay Gundogan në minutën e 18. Lampard nuk arriti të kuptonte cfarë po ndodhte me skuadrës e tij sepse tre minuta më pas mori goditjen e dytë nga Phil Foden, përpara se Kevin De Bruyne, në minutën e 34, ta bënte praktikisht të pakthyeshëm rezultatin me golin e 0-3.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, me City që tashmë kërkonte të ulte ritmin e ndeshjes e Chelsea që nuk është se bëri shumë për të rikuperuar rezultatin, por gjithësesi bëri më mirë se në pjesën e parë. Goli i shënuar nga Odoi, në minutën e 92, ishte shumë vonë për të vënë në vështirësi miqtë, apo edhe për ti dhënë më shumë besim londinezëve.

Me këtë fitore City është ngjitur në vendin e pestë me 29 pikë të grumbulluara, ndërsa Chelsea ka zbritur tashmë i teti, me 26 pikë.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Burnley ? – ? Fulham (e shtyrë)
Newcastle United 1 – 2 Leicester City
Chelsea 1 – 3 Manchester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *