• |
ide | kryesore

Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, gjykata jep masën për Klajdi Shundin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë të diel, gjykata e faktit në Tiranë ka dhënë masën arrest me burg për 34 vjeçarin Klajdi Shundin, i cili pas një konflikti të çastit natën e ndërrimit të viteve goditi me thikë për vdekje kunatin e tij.

Autori i krimit ka pranuar fajin por ka pohuar përpara togave të zeza se, ka qenë nën efektin e pijes kur ka goditur me thikë në qafë Vladimir Zvezhdan duke theksuar gjithashtu se ka patur gjithnjë marrëdhënie shumë të mira me viktimën.

Ngjarja e rëndë ndodhi duke hyrë një janari në zonën e “ 1 Majit”, Tiranë, në shtëpinë e Shundit.

Viktima kishte shkuar së bashku me të shoqen (e motra e Shundit) në banesën e tij për të festuar ndërrimin e vitit.

Pasi debatuan nën avujt e alkoolit të tepërt brenda apartamentit, të dy kanë dalë jashtë “për tu sqaruar” në hyrje të pallatit, por aty 42-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë në qafë.



4 Comments

  1. Jo me kot Zoti e ka ndalu. Ky eshte fatkeqsisht cfare fiton nga perdorimi i kesaj felliqsie qe quhet alkool.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *