• |
ide | kryesore

12-vjeçarja kërkon të hedhë në gjyq platformën më të ndjekur të momentit

-Instant, Paparazzi, Slider



Një vajzë 12-vjeçare shpreson të marrë masa ligjore kundër TikTok, për shpërndarjen e një videoje, me pretendimin se kompania përdor të dhënat e fëmijëve në mënyrë të paligjshme.

Një gjykatë ka vendosur që vajza mund të mbetet anonime, nëse çështja vazhdon. Veprimi po mbështetet nga Anne Longfield, komisionerja e fëmijëve për Anglinë. Ajo beson se TikTok ka thyer ligjet për mbrojtjen e të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE. TikTok tha se kishte “politika të fuqishme” për të mbrojtur fëmijët dhe nuk lejonte që fëmijët nën 13 vjeç, t’i bashkoheshin platformës.

Zonja Longfield shpreson që çështja të çojë në masa më të mëdha mbrojtëse për fëmijët nën 16 vjeç, që përdorin TikTok në Angli dhe më gjerë.

Ajo beson se aplikacioni mbledh dhe përpunon të dhënat e fëmijëve për t’i furnizuar ata me video, në bazë të algoritmeve që ka. Kështu ata marrin vëmendjen e këtyre shikuesve “të vegjël” dhe gjenerojnë të ardhura nga reklamat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *