• |
ide | kryesore

Aksidenti me pasojë vdekjen e të riut, arrestohet shoferja 29-vjeçare. Policia jep detajet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet nga policia vajza e cila drejtonte mjetin tip “Volkswagen”, dhe që u përfshi në aksidentin e rëndë me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Blutë bëjnë me dije se ajo akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Makina e drejtuar prej saj u përplas dje me një minibuz dhe si pasojë humbi jetën pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri.

Njoftimi nga policia Elbasan

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndërroi jetë pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *