• |
ide | kryesore

Basha me gjimnazistët: Prioritet investimet e huaja dhe punësimi i rinisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vijim të turit të takimeve me të rinjtë, duke bashkëbiseduar me një grup gjimnazistësh me të cilët diskutoi problematikat e arsimit parauniversitar, Lulzim Bashës këta të rinj i shtruan si peoblem edhe nivelin e shkollave profesionale.

Sipas tyre arsimi profesional ka dështuar të tërheqë nxënësit.

Lulzim Basha tha se rruga e vetme për të bërë tërheqës arsimin profesional është investimi.

“Mënyra e vetme për ta garantuar është që shteti të investojë në arsimimin profesional. Por në planin tonë, një vend të veçantë për rritjen e ekonomisë kanë investimet e huaja. Prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. Kur thua prioriteti i qeverisë, kini parasysh financimin. Prioritet nuk do të thotë të marrësh tribunën e të flasësh me orë të tëra, apo të gdhihesh e të ngrysesh në Instagram. Prioritet do të thotë të dedikosh fonde, t’ju tregosh investitorëve që je serioz, do të thotë të dedikosh fonde për uljen e taksave dhe për financimin e arsimit profesional dhe kjo do të jetë një nga fushat ku ne nuk do të rreshtim asnjë përpjekje dhe padiskutim përfitimin e kësaj do ta ndjejnë të gjithë, në veçanti do t’i ndjejë rinia.” – u shpreh Basha. ©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *