• |
ide | kryesore

Britania synon të vaksinojë miliona qytetarë kundër koronavirusit për 3 muaj

-Instant, Lajme, Planet



Që nga sot, Britania do të ketë 530 mijë doza të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga Oxford dhe AstraZeneca për të administruar. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson shpreson që brenda tre muajve të imunizohen dhjetëra, miliona persona në vend, ndërsa nënvizoi se do të duhen shumë përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit të ri të Covid-19.

 “Shpresojmë që do të jemi në gjendje të vaksinojmë dhjetëra miliona njerëz në harkun e 3 muajve. Ajo që ne po bëjmë në mënyrë të qartë është duke u ndeshur me një variant të ri të virusit, i cili është në rritje veçanërisht në Londër dhe në jug-lindje, dhe kjo është arsyeja pse na është dashur të marrim masa të jashtëzakonshme për disa pjesë për të mbyllur shkollat fillore përkohësisht. Megjithatë shkollat janë të sigurta, është shumë e rëndësishme ta theksoj këtë”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *