• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo rekordmen edhe në Instagram: 250 milionë followers ndjekin CR7

-Instant, Sport



Numra rekord në fushë, por jo vetëm. Cristiano Ronaldo ka arritur në këto ditë 250 milionë followers e, në një postim në Instagram, portugezi ka dashur të falenderojë njerëzit e rrjetit social për kufirin e arritur. “250 milionë, cfarë numri i pabesueshëm – ka shkruar sulmuesi i Juventus – Faleminderit të gjithëve, jeni pjesë e këtij udhëtimi”.

Portugezi është gjithashtu edhe mbreti i fitimeve në rrjetet sociale për sportistët. Ylli i Juventus, vetëm vitin e kaluar, ka arkëtuar falë Instagram më shumë se 44,1 milionë euro, gati më shumë se dyfishi i argjentinasit të Barça, Lionel Messi, që është ndalur në 21,2. Në vendin e tretë në fakt është Kendall Jenner (14,4), ndërsa i katërti David Beckham me më pak se 10 milionë.

Një studio e Buzz Bingo ka ekzaminuar postimet e të gjithë yjeve të rrjeteve sociale: në një vit Cristiano ka publikuar në Instagram 49 të sponsorizuara, duke fituar për cdo një prej tyre 900 mijë euro, duke kaluar 44 milionë. Në të njëjtën periudhë kohore, Leo ka bërë 36 postime prej 590 mijë euro një. Një vlerësim inferior ndaj postimeve të Neymar (i gjashti pas Selena Gomez), që ka publikuar vetëm 10, duke përfituar më shumë se 6,5 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *