• |
ide | kryesore

Dhjetëra vetë në sallë/ Deputetët në grupe shkelin rregullat e pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çdo ditë raportohen qindra gjoba për mungesën e maskës mes qytetarëve, ndërsa grumbullimet e panevojshme janë të ndaluara, por një shembull tipik i abuzimit me rregullat e pandemisë vjen nga parlamenti. Dhjetëra deputetë në sallën ku votohet për 4 dekretet e ndryshimeve në qeveri, janë shpërndarë në grupe në sallë duke mos respektuar asnjë distancë, duke shtrënguar duart apo duke biseduar pranë njëri-tjetrit. Të kondicionuar edhe nga hapësira e ngushtë e karrigeve dhe tryezave të kuvendit, deputetët qëndrojnë pranë njëri tjetrit, megjithëse janë në një ambjent të mbyllur. Koronavirusi ka prekur disa prej deputetëve gjatë vitit 2020, megjithatë njësoj si shumica e qytetarëve, edhe ligjvënësit tashmë janë lodhur nga rregullat e pandemisë.



2 Comments

  1. Meta iu përgjigj Berishës se “E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie”, ndërsa i përmendi akuzat se ka nxjerrë Azem Hajdarin në pritën e vrasësve. Teksa Berisha po e kalonte vijën e kuqe me akuzat e rënda, Meta e shantazhoi publikisht, duke e prekur në pikën e dobët, tek Shkëlzeni. Ndër të tjera Meta u shpreh se “Përgjigja ime, doktor, është kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën! Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin”.

    Ndërsa Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës. Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *