• |
ide | kryesore

Dy motrat u vranë në Astir, vëllai shokon me deklaratën: Kanë lindur 10 fëmijë me Përparimin që ai i ka shitur në Selanik

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje të reja nga ngjarja makabre e ndodhur në 31 dhjetor, ku shqiptari i Maqedonisë së Veriut Përparim Tela vrau dy motrat Kristina dhe Zhaneta me breshëri plumbash, kanë dalë në dritë. Vëllai i tyre, Bashkim Metani në një rrëfim për emisionin “Shqipëria Live” ka thënë se dy motrat janë përdorur prej shumë kohësh për prostitucion nga Tela.

Në rrëfimin e tij, Metani ka thënë se shqiptari i Maqedonisë së Veriut i ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij dy motrat dhe u merrte atyre qira. Në këtë shtëpi jetonte edhe gruaja e Telës. Përvecc kësaj ai ka shtuar hollësi të tjera, duke thënë se Tela i përdorte dy motrat, po ashtu edhe për trafikim fëmijësh. Sipas Metanit, pasi ai i linte shtatzënë ato, Tela u merrte fëmijët dhe i shiste në Greqi. Në bazë të deklaratës së tij janë të paktën 10 fëmijë që Përparimi ka trafikuar në Selanik.



3 Comments

  1. Po mire me vellai po ti cfare beje apo haje fara poshte te lagjia. Cfare shoqeri e pjerdhur.E per cfare na duhen keto deklerata tani. Futeni ne burg per “Mos kallzim krimi“

  2. Po ti vetem mashkull qe smund ti thush vetit ,te ka digjeneru familjen nje bastard kac koh dhe ti ske qen I aft te beje asgje ,dhe tani del neper media pa pik turpi sikur ska ndodh asgje dhe komenton ate qe ka ndodhur kur nuk ishe I aft me mbrojt familjen tende ska qa te bon shteti as njeri rraz muti, kjo ce te ka ndodh ty as neper telenovela nuk shifet jo ma te ndodhi ne Shqipri ,ndersa per sa I perket ati Manjakut te jesh I bindur qe do I pendohet zotit qe e ka falur atje ku do vei sepse do e rrespektoin qunat ne maksimum????

  3. Vështirë të komentohet. Gjithmonë nëse lajmi është i vërtetë, ato dy motrat kanë qënë të rritura (dhe mendohet edhe të vaksinuara) kur kanë vendosur të kenë të dyja njëkohësisht marrëdhënie me një burrë të martuar. Nuk besoj se i ka kërcënuar dikush për të mbetur shtatzëna dhe për të shitur fëmijët e tyre.
    Nëse i vëllai ka ndopak faj është për mos kallzimin e krimit.
    Gjithësesi nëse dy femra të rritura me dëshirën e tyre vendosin të bëjnë atë lloj jete nuk i ndal dot as ushtria e jo më vëllai i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *