• |
ide | kryesore

Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme për shkak të ndryshimeve të papritura në qeveri, ku kryeministri Edi Rama emëroi Olta Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin ministër të Mbrojtjes.


Seanca do të nisë në orën 17:00, me kërkesë të kryeministrit. Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme.


Katër muaj para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime në qeveri. Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu