• |
ide | kryesore

Lukaku shqetëson Inter e Conte: kontrakturë muskulare në kofshën e djathtë

-Instant, Sport



Një notë e stonuar në në fitoren e madhe të Inter ndaj Crotone në San Siro në ndeshjen e drekës të javës së 15-të: dëmtimi i Romelu Lukaku. Sulmuesi belg kërkoi të zëvendësohej dhe u detyrua të largohej i dëmtuar pas gjysmë ore lojë në pjesën e dytë, i zëvendësuar nga Perisic.

Diagnoza e parë i referohet një kontraktimi muskular të kofshës së djathtë, në pritje të testeve të mëtejshme. Big Rom mbetet në dyshim të fortë për udhëtimin në Marassi kundër Sampdorias. Në datën 10, Interi pritet në Olimpico nga Roma dhe të dielën tjetër, më 17, zikaltrit do të presin Juventus (të mërkurën në 13 janar ka gjithashtu 1/8 e finales së Kupës së Italisë kundër Fiorentinës).

Një cikël sfidash të rëndësishme që Conte dëshiron ti përballojë me sulmuesin e tij në fushë. “Më tha se kishte një lodhje të vogël në kofshë, të shohim pas kontrolleve nëse ai është në rrezik për Sampdoria – tha trajneri i Inter pas ndeshjes – Ne e hoqëm menjëherën nga fusha, nuk mendoj se është ndonjë gjë serioze”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *