• |
ide | kryesore

Masat antiCovid/ Sot dita e fundit e orës së re policore, nga nesër kufizimi i lëvizjes fillon në 22:00

-Instant, Lajme, Të fundit



Rregullat e reja të vendosyra nga Komiteti Teknik, për orën policore në 20:30 do të zbatohen edhe ditën e sotme. Duke filluar nga nesër iu rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora policore do të fillojë në 22:00, siç ka qenë para datës 24 dhjetor dhe jo më në 20:30.

Të gjithë ata që shkelin orën policore, gjobiten sipas aktit Normativ në fuqi. Nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet do të hapen në orën 06:00-22:00.  Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Gjithashtu, Komiteti i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *