• |
ide | kryesore

Mbërrin në Maqedoninë e Veriut ilaçi i ri që përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e nesërme mbërrin në Maqedoninë e Veriut ilaçi Ivermektin, i cili përdoret në trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Agjencia e barnave MALMED ka dhënë dritën për dërgimin e ilaçit në shtetin fqinj.

Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me ndërlikime të coronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Drejtori i agjencisë, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë, kështu që nuk dihej nëse do të kishte interes për import.

Ivermektin është një ilaç që nuk prodhohet në vend dhe madje nuk ishte regjistruar atje. Edhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka miratuar këtë ilaç.



1 Comment

  1. Kujdes , mos demtoni njerezit Ivermectina eshte antiparazitar dhe nuk eshte absolutisht i rekomanduar per te parandaluar Covid. Ka dhene rezultate fillestare ne vitro por duke qene kjo vetem fillimi i aksperimenteve nuk dihet as sasia dhe as efekti i vertete i aplikuar ne praktike, ndaj rrezikoni me shume te demtoni jo te ndreqni..Anjer nga agjensite ndekombetare nuk ka dhene aprovimin. Shume web site thone qe ka dhene aprovimin FDA por mund te shikoni ne web site te FDA e cila mohon ne menyre kategorike perdorimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *