• |
ide | kryesore

Meta: Me Berishën u ndava në 2013 sepse na mbaroi marrëveshja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Berishën për herë të parë, mbaj mend e kam takuar këtu. Kur ka qenë President. Kemi qenë me Majkon, a nuk e di me kë kemi qenë tjetër, se vinte një delegacion nga Danimarka, nga Social-Demokratët Danez, me idenë që ai, t’i takonte. Ata donin të takoheshin edhe me të, ky besojë që është takimi i veçantë”.

Kështu e nis Presidenti i Republikës Ilir Meta një rrëfim për Sali Berishën ku nuk i kursen elozhet për të.

“Ajo që mund t’iu them për zotin Berisha, është që me Berishën, ke kënaqësi të bashkëpunosh, ke dhe kënaqësi të luftosh. Roli i tij sigurisht që është një rol historik, me merita historike. Natyrisht, që ka edhe përgjegjësi historike për sa i takon viteve 1996 dhe 1997.

Mund ta kishte menaxhuar më mirë. Berisha kryeministër është shumë më reflektues, shumë më i hapur dhe bashkëpunues. Me Berishën nëse sqaron diçka, nuk ka nevojë për të firmosur sepse i qëndron fjalës” – tha Meta në Opinion, por i pyetur se derisa gjërat kanë qenë kaq rozë pse e prishën marrëveveshjen në 2013-ën, Meta duket se nuk jep shumë detaje.

“Kishim një marrëveshje, të cilën ne e kishim respektuar. U vlerësua qëtë bënim një marrëveshje tjetër. Mos të harrojmë, se sjellja ka qenë shumë luajale, në kuptimin që kjo marrëdhënie përfundon. Falënderim për bashkëpunimin, do të bëhet një zgjedhje tjetër. Por, votat tona nuk do të përdoren kundër kësaj qeverie, kjo qeveri ka të drejtën e vet deri në zgjedhje.

Së dyti, marrëveshja me Ramën dhe me Partinë Socialiste, në radhë të parë synonte zhbllokimin e procesit të integrimit europian. Kushti i parë, ishte të zhbllokoheshin tre ligjet që Rama, i kishte bllokuar prej 1 vit e gjysmë, para se të zhvilloheshin zgjedhjet. Pra, me parlamentin e asaj periudhe. Sepse shqetësimi ishte nëse një mazhorancë nuk do të merrte 84 vota, të njëjtin bllokim mund ta bënte Partia Demokratike në opozitë” – tha Meta. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Në krizën e vitit 1995, kur Berisha ktheu nga kufiri në Kapshticë kongresmenin Tom Lantosh, se shoqërohej me Nikolas Gejxh, të cilin e shpalli person “non grata”, ai refuzoi po ashtu dhe ndërhyrjen e kongresmenit Engell, për këtë çështje.

    Më 1996, kur refuzoi takimin me nën-sekretarin e Shtetit Timothey Uirth, përsëri zoti Berisha zmbrapsi një vizitë të Engellit në Shqipëri për ta bindur të mos përballej me politikën amerikane pas vjedhjes së votave më 26 maj.

    Kjo është tipologjia e sjelljes së gjithë politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Engellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *